Ministria e Arsimit miraton 10 programe të trajnimeve të Fakultetit të Edukimit të UP-së

Ministria e Arsimit ka miratuar dhjetë programe të trajnimit të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas njoftimit, këto trajnime do të shërbejnë për zhvillimi profesional të mësimdhënësve, duke synuar kështu një lidhje  më të fortë me shkollat, në mënyrë që programet para shërbimit të jenë në linjë me kërkesat e tregut të punës.

“MASHT ka aprovuar 10 programe trajnimi të cilat konsiderojmë se janë nevojë më prioritare për mësimdhënësit, por Fakulteti i Edukimit në kuadër të Institutit për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim (IHZHA) do të zhvillojë edhe programe të tjera për të gjitha profilet e mësimdhënësve në mënyrë që të përkrahë qasjet inovative në reformën shkollore dhe avancojë kapacitetet e personelit akademik në të kuptuarit e kompleksitetit të procesit të mësimdhënie”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se programet do të jenë të publikuara në web-faqen e Fakultetit të Edukimit me një përshkrim të qëllimit dhe rezultateve të pritura.