Ministria e Arsimit ka hapur konkursin për bursa

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022.

“Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në faqen zyrtare të MAShTI-t, ndërkaq, studentët përfitues do të pranojnë mesazh, si dhe njoftimin përmes postës elektronike për rezultatin”, thuhet në njoftim.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 tetor 2021 deri më 8 nëntor 2021, në ora 16:00.

Detajet për aplikim mund të gjeni në këtë link.