Ilustrim

Ministria e Arsimit jep detaje për vendimin e Qeverisë për shkollat

Përmes një komunikate për media, Ministria e Arsimit, ka njoftuar për zhvillimin e procesit mësimor, në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, pas masave të reja anti COVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë, Ministria ka njoftuar se procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, do të zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbikëqyrjen e Task Forcës Komunale.

Por që vendimi i Qeverisë thotë se mësimi do të zhvilohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona, të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

“Qasja në objektet e institucioneve arsimore publike dhe private të të gjitha niveleve lejohet vetëm për stafin që posedon njërën nga dëshmitë vijuese: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë,me dy doza kundër COVID-19; Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë; Dëshminë se personi ka kaluar COVID-19, test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se dëshmitë e njëjta duhet t’i posedojnë edhe studentët për qasje në institucionet e arsimit të lartë dhe konvikte.

Ndërsa gjithashtu Ministria ka njoftuar se të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit, iu ndalohet organizimi i eksurzioneve, shëtitjeve grupore dhe ahengjeve të ndryshme.

Këto janë masat e reja anti-COVID-19, rregullat dhe orari i qarkullimit