Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", Foto: KALLXO.com

Ministria e Arsimit hap tender në vlerë 3.6 milionë euro për fazën e parë të ndërtimit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Gjakovës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur tenderi për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në kampusin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, faza e parë.

Sipas ministres Nagavci vlera e parashikuar e kontratës për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës është mbi 3 milionë euro.

Ndërkaq, afati i fundit për pranimin e tenderëve është 25.09.2024.

“Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 3,600,000.00 euro ndërsa kohëzgjatja e kontratës 36 muaj nga dhënia e kontratës. Afati i fundit për pranim të tenderëve është 25.09.2024 andaj ftoj të gjithë ata që i plotësojnë kushtet që të aplikojnë” – ka shkruar ministrja Nagavci në Facebook, më 16.08.2024.

Me këtë rast, Nagavci ka thënë se janë të interesuar që në të gjitha universitetet të sigurojnë mjedise të duhura për studentët.

Të gjitha detajet e tenderit për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Gjakovës i gjeni në këtë LINK.