Ministria e Arsimit flet për masat rreth coronavirusit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të koronavirusit.

MAShTI ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe është duke shqyrtuar mundësinë që në bashkëpunim me MSh dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa tjera në përputhje me situatën.

MAShTI dhe MSh do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e qeverisë.

Kosova nuk është e prekur nga koronavirusi, sëmundje kjo që është përhapur në pothuajse në të gjithë botën. /21Media