Vaksinimi, Foto: Komuna e Lipjanit

Ministria e Arsimit dhe SBAShK-u kërkojnë nga mësimdhënësit të vaksinohen

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, u kanë bërë thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19.

Sipas njoftimit të MAShT-it, ministrja Nagavci ka bërë thirrje që të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen pasi që numri i mësimdhënësve të vaksinuar deri më tani është i vogël.

Tutje, është bërë e ditur se dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka mbështetur thirrjen e MAShT-it.

Pak javë nga viti i ri shkollor, MASHTI s`ka të dhëna sa mësimdhënës janë vaksinuar

www.kallxo.com