Ilustrim

Ministria e Arsimit cakton datën e Testit të Maturës

Ministria e Arsimit ka njoftuar se testi i Maturës Shtetërore për këtë vit është caktuar të mbahet me 4 korrik.

Sipas njoftimit të ministrisë, paraqitja e testit të maturës do të bëhet nga 1 deri më 15 qershor.Ndërsa  nga data 26 deri 30 qershor do të bëhet njoftimi i kandidatëve për qendrën e testimit.

Kurse me 13 korrik do të bëhet publikimi i rezultateve.

Po ashtu bëhet e ditur se nga 14 deri 16 korrik është afati i ankesave për shkallën e parë nga  kandidatët, për të vazhduar më pas nga 17 deri më 23 korrik afati i ankesave për shkallën e dytë.

Për informata shtesë, njoftimin e plotë të Ministrisë së Arsimit mund ta gjeni KETU.