Ministri Zemaj thotë se çdo vit do të ketë specializime të rregullta

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar për së afërmi procesin e intervistimit për specializime të konkursit të fundit nga Bordi për Shkollën Specialistike.

Ai gjatë konferencës për media u shpreh se nga viti i ardhshëm do të ketë specializime të rregullta.

“Nga viti i ardhshëm do të ketë specializime të rregullta, çdo vit do të ketë specializime. Mendoj të fus edhe një pjesë inovative që çdokush çdo herë mund të marrë specializim me vetëfinancim në fushën të cilët ai e dëshiron”, u shpreh Ministri.

Pas katër vitesh Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka hapur konkursin për specializime në fushën e mjekësisë.

Në këtë konkurs do të specializohen 1034 mjekë.

Në kategorinë e parë do të specializohen 256 mjekë, dhjetë të tjerë mund të specializohen me vetëfinancim, ndërsa në kategorinë e dytë do të specializohen 162 mjekë nga lëmi të ndryshme, dhe 532 të tjerë mund të specializohen me vetëfinancim.

Në anën tjetër nga institucionet private shëndetësore do të specializohen 76 mjekë.

Detaje të konkursit për specializimin e mjekëve