Ministri Zemaj takohet me kreun e BIK-ut, Naim Tërnavën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiun Naim Tërnava dhe Kryeimamin, Sabri Bajgora.

Në këtë takim ministri Zemaj dhe myftiu Tërnava e vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra në funksion të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Muftiu Tërnava tha se BIK-u  dhe këshillat e tij kanë qenë shumë të përkushtuara që t’i ndihmojnë institucionet dhe popullatën në zbatimin e masave të ndërmarra duke e njohur rëndësinë e madhe që ka kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës.

Ndërsa që të dy, Zemaj e Tërnava i bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të kenë kujdes, duke zbatuar masat e ndërmarra nga Qeveria dhe duke i respektuar rekomandimet e IKShPK-së.d