Ministri Zemaj 'shfajësohet' për mungesën e vaksinës anti - COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të sjellë vaksinën në Kosovë.

Më tej Zemaj tha se derisa Kosova nuk është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ndihen fajtorë që ende nuk ka arritur vaksina.

“Derisa nuk jemi pjesë e OBSh-së ne nuk jemi fajtorë që nuk arrin vaksina te ne. Jemi të angazhuar me partnerët tanë, me prodhuesit për të siguruar vaksinimin. Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për COVID-19, vaksinat do të jepen falas për qytetarët”, ka thënë ai.

Vaksinat anti COVID-19 janë premtuar që do të vinë në Kosovë gjatë muajit shkurt.

Ende në pritje për vaksinën që “do të vijë në shkurt”