Ministri Zemaj paralajmëron 100 mijë teste për COVID-19 dhe 50 respiratorë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka informuar për zbatimin e masave të mbrojtjes ndaj COVID-19.

Zemaj tha do të blehen edhe 100 mijë teste të tjera PCR për COVID-19 dhe 500 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

“Ashtu si kishim paralajmëruar deri me 12 qershor hartuam manualin për mbrojtejn ndaj COVID-19, i cili do të përditëshet në vazhdimësi. Në funksion të zbatimit të këtij manuali, ministria shpalli konkurs për 100 mjekë. Ky është një ndër hapat e parë për fuqizimin e kapaciteteve”, ka thënë Zemaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se aktualisht janë 700 shtretër në dispozicion, ndërsa tha se në bashkëpunim me ambasadën italiane do të sjellen 4 profesionistë shëndetësorë në Kosovë dhe në bashkëpunim me USAID-in, Kosova do të furnizohet me 50 respiratorë.