Ministri Zemaj pa përgjigje definitive për faljen e Namazit të Bajramit nëpër Xhami

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk ka dhënë përgjigje definitive se a do të bëhet falja Namzait të Bajramit nëpër Xhamitë e Kosovës apo jo.

Në kohën kur qeveria ka marrë vendim me të cilin ndalohet çdo tubim me mbi 5 persona, Zemaj tha se për këtë do të vendos Bashkësia Islame e Kosovës.

“Ne as nuk ndalojmë as nuk lejoj ritet fetare ata vendosin (BIK). Ne kemi sjelle rekomandime për të ruajtur përhapjen e infeksionit”, u shpreh ai në konferencë në Mitrovicë.

Nga rezultatet e IKShPK-së, sot bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 194 raste të reja më COVID-19 nga 449 mostrave të marrura, 138 persona të tjerë figurojnë të shëruar dhe katër të tjerë kanë vdekur brenda 24 orëve.