Ministri Zemaj nesër pritet ta vizitojë Prizrenin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri Armend Zemaj nesër do ta vizitojë komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit, pas vizitës në objektin e Komunës, në ora 13:00, Zemaj do të vizitojë Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vizita do të mbyllet me vizitën në Spitalin e Përgjithshëm, ku në ora 15:00 do të mbahet konferenca për media dhe do të njoftohen rezultatet ditore për COVID-19.