Ministri Zemaj nesër pritet ta vizitojë Preshevën dhe Bujanocin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nesër pritet ta vizitojë komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale atje.

Sipas një njoftimi të ministrisë, Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa, pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku dot të pritet nga Kryetari Nagip Arifi.

Më pas Zemaj do të vizitojë komunën e Preshevës, ku atje do të pritet nga kryetari Shqiprim Arifi.

Ndërsa në fund Zemaj do të takohet me kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani.

“Gjatë vizitës në Luginë, Ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me COVID-19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.