Ministri Zemaj nënshkruan Udhëzimin Administrativ për testet serologjike në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ, që mundëson që edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor të bëhen testet serologjike.

Sipas njoftimit, me plotësimin e këtij Udhëzimi, Kujdesi Parësor Shëndetësor nëpër komuna do të ketë mundësinë të kryejë testime serologjike, duke raportuar për to në baza ditore në IKShPK.

“Raporti i ekzaminimit laboratorik, përveç të dhënave të përgjithshme, duhet të përmbaj informatë për llojin e testit të kryer, prodhuesin e testit, instrumentin/aparatin me te cilin është kryer testi, si dhe komentimin profesional të rezultatit nga specialisti”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Që nga data 10 gusht, pas licensimit të laboratorëve private ka filluar testimi për COVID-19 edhe në sektorin privat në Kosovë.