Ilustrim

Ministri Zemaj kërkon shkurtimin e gjysmëvjetorit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një deklaratë për media ka thënë se janë duke insistuar për shkurtimin e vitit shkollor.

Sipas Zemajt sot pasdite do të diskutohet kjo dhe brenda dy javëve parashihet të përfundojë edhe procesi i notimit për nxënësit.

“Sot do të ulemi pasdite, kemi marrë edhe raport nga IKSHPK për situatën epidemiologjike dhe do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, po insistojmë që të shkurtohet gjysmëvjetori , brenda dy javëve do të bëhet notimi i nxënësve dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me COVID-19. Ndërsa masat e tjera janë këto sipas komunave sikur deri më tash dhe gjithçka do të merret në bazë të situatës me COVID-19”, ka deklaruar Zemaj.