Ministri Vitia tregon kur do dalin rezultatet për rastin e dyshuar me 'koronavirus' - VIDEO

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija në një konferencë të jashtëzakonshme ka folur në lidhje me një rast të mundshëm të koronavirusit në Kosovë.

 

Ai tha se dyshimet kanë qenë se një shtetase e britanike e cila jeton në Kosovë kishte shkuar në një qendër skijimi jashtë vendit.

“Fjala qshtë për një shtetase të huaj që ka qenë në një qendër skijimi me pesë persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur virusin”, tha Vitija.

“U sigurova nga ekipet se i kanë marr masat. Në ora 23:00 apo 24:00 do të presim mostrat, dhe sipas të gjitha gjasave do të jenë pozitive. Nuk ka vend për panikë. Shpresojmë që nuk do të jetë Coronavirus”, tha ai.

Ai shtoi se deri në mesnatë do të dalin rezultatet e analizave dhe do të mësohet nëse po shënihet rasti i parë apo jo.