Ministri Vitia: Shkollat dhe çerdhet hapen të hënën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se që nga e hëna të gjitha shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga e hëna.

Vitia tha se maksimumi i nxënësve që do të lejohet në klasa do të jetë 20.

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punë që nga e hëna pra më 27 shtator. Maksimumi i nxënësve në klasa do të jetë 20”, tha ai.

Ndërkaq Vitia tha se në kuadër të masave të reja kundër COVID-19 do të jetë edhe paraqitja e certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19 si kusht për hyrje në një mori institucionesh.

“Në një mori institucionesh do të kërkohet të paraqitet certifikata e vaksinimit në qendra tregtare, në call center, në gastronomi në ambiente të brendshme si dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike që kanë punë me palë”, shtoi ministri i Shëndetësisë.