Ministri Vitia: Masat nuk u respektuan në përpikëri, do të ketë masa më rigoroze

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, tha se masat e reja të cilat do të vendosën sonte në mesnatë për komunat e Kosovës, do të jenë më rigoroze.

Kjo sipas Vitisë, është për shkak se në masat e kaluara nuk ka pasur respektim në përpikmëri nga disa komuna.

“Kjo është arsyeja që Instituti Kombwtar i Shwndetit Publik që po monitoron situatën ka kërkuar që një pjesë e masave nuk po mund të respektohen nga disa në përpikri, kjo është arsyeja që do të bëhen masa më rigoroze. Këto masa do të bëhen publike dhe do të bëjmë maksimumin që ta ruajmë shëndetin e qytetarëve pa cënuar në asnjë moment dhe pa qenë nuk do të lejojmë neglizhencën e kujtëdo qoftë që do të rrezikoj jetën e qytetarëve në të ardhmen”, tha Vitia.

Ai shtoi se në cilëndo komunë që situata del nga kontrolli, do të reagohet shpejtë dhe do të futet në karantinë.

Sot sipas Minsitrisë së Shëndetësisë në mesnatë do të merren vendime të reja për Komunat e Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirus.