Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Foto: KALLXO.com

Ministri Vitia flet për vaksinat shtesë, paralajmëron masa të reja anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se janë në rrugë të mirë për sigurimin e vaksinave shtesë anti-COVID-19.

“Jemi në rrugë të mirë sepse kemi tanimë edhe konfirmime nga kompani tjera të cilat shpresojmë shumë shpejt që do të përfundojnë me sukses dhe vaksinat do të vijnë sa më shpejt”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Vitia shtoi se duhet respektuar masat aktuale kundër pandemisë dhe paralajmëroi masa të reja në ditët në vijim.

“Sado që është lajm i mirë që po vijnë vaksinat, masat të cilat janë në fuqi dhe masat që do të ndërmirren ditët në vazhdim në raport me situatën në terren është shumë e rëndësishme që të respektohen nga të gjithë ne dhe nga qytetarët”, theksoi ministri.