Ministri Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu sot ka riaktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar.

Sipas njoftimit të MPB-së, ministri Veliu gjithashtu ka ndryshuar përbërjen e Grupit ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve.

“Ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19. Grupi ndër institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Veliu ka shfuqizuar vendimin e ish-ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të datës 19 mars 2020.

Vendim ky i cili parashihte aktivizimin e Planit Kombëtar, themelimin e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e COVID-19.