Ministri ukrainas i Mbrojtjes paralajmëron 'sulm psikologjik' nga Rusia

Ndërsa Rusia po paralajmëron për sulme në Kiev, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov ka paralajmëruar për një “sulm psikologjik” të mundshëm nga Rusia.

Në një shkrim në Facebook, ai pretendoi se Rusia fillimisht po planifikon të prishë komunikimet.

“Pas kësaj, do të ketë një shpërndarje masive të lajmeve të rreme për udhëheqjen ushtarako-politike të Ukrainës që supozohet se ka rënë dakord për kapitullim”, shkroi ai.

“Për të vërtetuar lajmet e rreme, do të publikojnë foto të dokumenteve të nënshkruara dhe një video të rreme. Kjo është gënjeshtër”.

“Ata nuk do ta marrin atë! Nuk do të ketë kapitullim! Vetëm fitore!”, shkroi tutje ai. BBC