Ministri tregon sa para janë mbledhur nga diaspora në fondin qeveritar për pandeminë

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se deri më tani në llogarinë kundër pandemisë COVID-19, janë derdhur 679,874 euro.

Sipas Bislimit, shumica e donacioneve janë nga diaspora, ndërsa ka edhe nga Shqipëria e Kosova.

“Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro”, ka shkruar Bislimi në ‘Facebook’.

Me 12 prill, përmes një video, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi ndihmë nga diaspora kosovare për të ndihmuar shtetin e Kosovës që ta luftojë përhapjen e coronavirusit.