Ministri tregon pse u shkarkua u.d Drejtori i Agjencisë së Akreditimit

Të martën, ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, shkarkoi  Avni Gashin nga pozita e Drejtorit të Agjencisë së Akredimit.

Në emisionin “Jeta në Kosovë” Bytyqi ka dhënë edhe arsyet që e shtynë ta marrë një vendim të tillë.

“Arsyeja që e kemi shkarkuar janë zhvillimet e fundit që kanë ndodhë, në fakt ka pasur disa parregullsi, disa vonesa të paarsyeshme”, tha Bytyqi

“Sidomos ngjarja e fundit që ka ndodhur dhe që ishte edhe mediale, na ka bërë që ne të marrim edhe veprime. Dy takimet e fundit të KShC-së, ne morëm informacione se ka parregullsi”, ka thënë Bytyqi.

Pas këtij shkarkimi, Bytyqi e ka emëruar  U.D. drejtorin e ri në AKA, Shkelzen Gërgjaliun.

Ministri në detyrë ishte pjesë e debatit lidhur me punën e Agjencisë së Akreditimit, specifikisht për disa vendime kontraverse për akreditimin e disa programeve të kolegjit “Rezonanca” dhe “Heimerer”.

Disa studentë rrëfyen për emisionin “Jeta në Kosovë” se u mashtruan nga kolegjet  nga viti i kaluar nën pretendimin se kishin akreditim para se ta merrnin atë ditë më parë.

Më poshtë mund ta ndiqni hulumtimin e plotë: