Ministri tregon masat e reja për ligjëratat në universitete

Në masat e reja të parapara nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetësisë Publike, Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe organe tjera përgjegjëse është paraparë që ligjëratat në universitetet publike dhe private të zhvillohen vetëm online.

Ndërsa, sipas Zemaj praktika, provimet dhe puna laboratorike do të zhvillohen fizikisht vetëm nën respektimin e masave dhe rekomandimeve nga Instituti.

Në bazë të masave, parashihet që konviktet dhe Mensa e Studentëve të jenë të hapura vetëm në bazë të rekomandimeve.

Këto masa pritet të hyjnë në fuqi pas nënshkrimit të vendimit nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.