Ministri takon SBAShK-un, bisedojnë për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministri i Arsimit Ramë Likaj sot së bashku me përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë biseduar për përgatitjet e vitit të ri shkollor.

“Përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor” thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Sipas njoftimit  Likaj ka informuar përfaqësuesit e SBAShK-ut  në krye me Rrahman Jashari për pakon e masave të Qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor.

Javën e kaluar është marrë vendim që fillimi i vitit shkollor në Kosovë të shtyhet edhe për dy javë, deri më 14 shtator, pasi sipas  Ministrisë së Arsimit, për t’u përgatitur më mirë rreth menaxhimit të pandemisë në shkolla.