Ministri Sveçla viziton stacionin policor në kufirin në Bërnjak dhe atë në Jasenovik

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Vizita po ndodhë një ditë pasi zyrtarët policor të komunitetit serb hoqën dorë nga uniforma e Policisë së Kosovës, si shkak suspendimi puna i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Sipas ministrit Sveçla, Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Si e tillë, ai thotë se ky institucion do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.

“Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës”- ka shkrur Sveçla.

Me pankarta “Të gjithë ne jemi Nenad Gjuriq” “Sot Nenad Gjuriq, nesër çdo serb në Kosovë”, “Nga këtu nuk ka kthim mbrapa” dhe me flamuj në duar, serbët janë duke protestuar në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Në protestë shihet edhe drejtori i suspenduar, Nenad Gjuriq”.

Kallxo.com është duke raportuar drejtpërdrejt: