Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri Sveçla reagon pas aksionit antidrogë në Pejë

Ministri i Brendshëm, Xhelaj Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancave narkotike të llojit marihuanë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla.

“Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë. Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të andërprera. Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla”- ka thënë Sveçla.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur të premten, më 27.09.20254, se mbi një ton drogë është sekuestruar në vlerë prej rreth 5 milionë euro dhe një shtetas i Shqipërisë i arrestuar, pas aksionit të ndërmarrë mëngjesin e së premtes në rajonin e Pejës.

Aksioni antidrogë në Pejë, rreth 5 milionë euro drogë e sekuestruar, një shtetas i Shqipërisë i arrestuar – VIDEO