Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla - Foto: Facebook

Ministri Sveçla propozon Gazmend Hoxhën për drejtor të Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka propozuar Gazmend Hoxhen për drejtor të Policisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Hoxha do të propozohet për t’u zgjedhur drejtor i Policisë.

“Sipas Ligjit, sipas Kushtetutës unë kam dorëzuar një emër, jo shumë emra, të një eprori të lartë të Policisë së Kosovës, për t’u zgjedhur në mbledhjen e Qeverisë… Po, është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë, drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të Policisë së Kosovës” – ka deklaruar Sveçla për RTV Dukagjin.

Gazmend Hoxha aktualisht është drejtor i Operacioneve në Policinë e Kosovës.

Në fund të shkurtit të këtij viti janë bërë gjashtë muaj, pra gjysmë viti, prej kur institucioni i sigurisë në vend, Policia e Kosovës, nuk ka drejtor.

Ky institucion që nga 30 gushti i 2022-ës po udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, i cili deri në ditën e dorëheqjes së ish-drejtorit Samedin Mehmeti mbante pozitën e zëvendësdrejtorit.

Ndërsa, dorëheqja e Mehmetit kishte ardhur për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale, për rastin ku dyshohet se ishte dhunuar një 11-vjeçare në Prishtinë.

Gjysmë viti pa drejtor të Policisë, ekspertët thonë që më herët nuk ka pasur vonesa të tilla