Vizita e ministit Sveçla dhe ministrit Krasniqi në ish objektin e strukturës paralele në "Lagjen e Boshnjakëve" në Mitrovicë të Veriut 17.10.2024 Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Ministri Sveçla e Krasniqi vizitojnë ish objektin e strukturës paralele në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut (VIDEO)
Përfundon vizita e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në ish objektin e strukturës paralele në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut më 17.10.2024.
I pyetur për arsyet e vizitës, ministri Sveçla ka thënë para gazetarëve se “kjo është vizitë e zakonshme në orar të punës”.
Ky objekt paralel së bashku me katër objekte të tjera janë mbyllur nga Policia e Kosovës më 30.08.2024 të cilat kanë operuar në veri të vendit.
Gjatë kohës sa zhvillohej aksioni i Policisë në veri të Kosovës, më 30.08.2024 edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se janë mbyllur institucionet paralele ilegale të vetëqeverisjes lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Sipas ministrit Krasniqi, komunat paralele që u përmenden se nuk do të operojnë më, do t’i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.
Ndërsa në 16.08.2024 është mbyllur Komuna e Skenderajt me seli në Mitrovicë të Veriut.
Sipas shefit të Operativës Rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, përgjegjësi i kësaj komune paralele të Skenderajt është mbrojtur në heshtje.
Ministri Krasniqi konfirmon mbylljen e 5 institucioneve paralele në veri të Kosovës