Shtëpia e Bardhë - Foto: REL/Wikipedia Commons

Ministri serb nga Uashingtoni: Na u dorëzua kërkesa për njohjen e Kosovës

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisa Mali, i cili është pjesë e delegacionit serb në takimin me palën kosovare në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se palës serbe në fillim të takimit i është dorëzuar një listë e kërkesave shumica e të cilave, sipas tij, nënkuptojnë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Në fillim të takimit e kemi marrë një dokument asnjëherë më të keq që nga fillimi i dialogut. Janë 16 pika në tavolinë nga të cilat 10 nënkuptojnë njohjen reciproke”, tha Mali, raporton RTS.