Ministri Selimi: I papranueshëm ekstradimi i Ljubisa Manitaseviç në Serbi

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi e ka quajtur të papranueshëm ekstradimin e Ljubisa Manitaseviç nga Hungaria në Serbi.

Ministri Selimi ka dekalruar se Manitaseviç duhet të gjykohet në Kosovë.

“Është e papranueshme që Serbia përmes kërkesës për ekstradim vazhdon procedurën e saj, duke penguar Kosovën të ekstradojnë kriminelët. Ljubisa Manitaseviç duhet të gjykohet në Kosovë dhe jo në Serbi. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për viktimat që meritojnë atë”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Ljubisa Manitaseviç do të ekstradohet nga Hungaria në Serbi, por jo për shkak të krimeve të luftës të kryera në Kosovë, por për shkak të dyshimeve se i njëjti kishte marrë pjesë në një tentim vrasje në vitin 1999 në rajonin e Prizrenit.

Mediat në Beograd kanë raportuar se Manitaseviç pritej të ekstradohej për shkak se i njëjti ishte përgjegjës për vrasje dhe plagosje të paligjshme gjatë luftës në vitin 1999 në Kosovë.

Burime të KALLXO.com tregojnë që i njëjti dyshohet për tentim vrasje në Prizren në vitin 1999.

Serbia do të ekstradoj një shtetas të saj, i dyshuar për tentim vrasje në rajonin e Prizrenit në vitin 1999