Ministri Reçica: Me projektligjin e ri u njihet e drejta në pension kontributiv punëtorëve të viteve të 90-ta

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, gjatë debatit për parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, tha se e kanë konsideruar që është urgjente për të intervenuar në ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe paralel me koncept dokumentin për reformën pensionale tanimë tha se e kanë hartuar projektligjin për skemat pensionale të financuaranga shteti.

“Aktualisht jemi në pritje të deklaratës financiare nga ana e Ministrisë së Financave për ta proceduar për miratim në qeveri edhe një javë me 30 korrik”, tha Reçica.

Reçica tha se me këtë projektligj janë parapa ndryshime të domosdoshme të cilat do të përmirësojnë të gjeturat që një kohë të gjatë kanë qenë barrier për të drejtat e pensionistëve.

“Me projektligjine ri do t’u njihet stazhi i punës të gjithë punonjësve të larguar nga puna me dhunë në 1990 – 1999 dhe do tu njihet e drejta në pension kontributiv këtyre punëtorëve të viteve të 90-ta. Përfituesit e pensioneve kontributiv dhe pensionit bazik përveç këtyre pensioneve do të fitojnë të drejtën e përfitimit njëkohësishtë edhe të pensionit familjar të dëshmorit apo edhe invalidit të luftës sipas ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Lajëmrimi i pensionistëve do të rregullohet me udhëzim administrativ”, tha Reçica.

Ministri shtoi se janë në përfundim të ndryshimeve të akteve nën ligjore për njohjen e diplomave të të gjithë pensionistëve të cilët kanë diploma nga viti 1991 deri më 1998.

Reçica kërkoi nga deputetët që mos të kërkojnë që me udhëzime ta ndryshojnë ligjin duke thënë se ligji ndryshohet me plotësim ndryshim.

“Ju te gjithë si ligjvënës e keni të qartë dhe besoj nuk e kërkoni qe me udhëzim administrative qeevria ta ndërron dispozitat e ligjit. Ligji ndrrohët me plotësim ndryshim jo me udhëzim administrative”, tha Reçica.

Reçica tha se planifikojnë që koncept dokumentin e reformës ta miratojnë në vjeshtë të këtij viti për të vazhdu hartimin e dy projektligjeve të cilat do të burojnë nga ky koncept document.

“Ne po punojnë në dy drejtime fillimisht projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe po vazhdojmë punën në reformën e plotë të pensioneve dhe beneficioneve në Kosovë”, tha ai.