Foto arkiv: Protesat e qumshtarëve para qeverisë

Ministri Mustafa: Qumështi derdhet sepse jemi treg i lirë, nuk mund t'i mbyllim kufijtë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në intervistë për KALLXO.com ka thënë se në këto vite është rritur prodhimi kurse derdhja e qumështit është pasojë e tregut të lirë.

“Gjendja në bujqësi nuk është aq alarmante. Në fakt, ka rritje të prodhimit, duke marrë blegtorinë para 10 viteve dhe ku është sot. I gjithë prodhimi vendor i qumështit nuk i përmbush të gjitha nevojat e tregut, nuk arrin të prodhojë më shumë se rreth 45% të nevojave vendore. Arsyeja pse derdhet qumështi është se ne jemi treg i lirë dhe është e pamundur të mbyllim kufijtë”, ka thënë Mustafa.

 

Tutje Mustafa tha se duhet të ketë më shumë inspektime sa i përket ndarjes së bazës së një produkti, si shembull ai i vajit të palmës.

“Në të gjithë Bashkimin Evropian ka produkte që e përdorin vajin e palmës. Pajtohem që konsumatori nuk është i informuar për vajin e palmës. Produkte të qumështit me bazë të produkteve shtazore dhe atyre me bazë të vajit të palmës, kjo duhet të ndahet”, shtoi tutje Mustafa.

.