Ministri Murati publikon listën e 10 komunave me më së shumti borxhe, prin Gjilani me mbi 10 milionë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Herkuan Murati, ka publikuar një grafikon me 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara.

Murati ka thënë se këtë grafikon po e publikon pas interesimit të madh të mediave dhe publikut.

Në grafikonin e publikuar nga Murati shihet se komunat me më së shumti borxhe janë, Gjilani, Ferizaji, Mitrovica, Rahoveci…

“Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht)”, ka shkruar Murati në Facebook.