
Ministri Murati: Po na kritikojnë njerëzit që e kanë sjellë borxhin publik në rreth 2.4 miliardë euro
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, tha se borxhi publik i Kosovës është përafërsisht 2.4 miliardë.
Ndërsa shtoi se personat që e kanë bërë gati 2.4 miliardë borxhin publik, po e kritikojnë programin e Qeverisë Kurti.
“U fol për borxhin publik, borxhin që e kemi ka qenë në nivelin 1.6 miliard euro, të kontraktuara dhe të ratifikuara në këtë Kuvend janë edhe rreth 600 milionë euro tjera në pritje, vetëm nëse zbatohen çka u bë deri tash, flasim për 2.2 miliardë euro dhe në buxhetin aktual janë edhe 170 milionë euro letra me vlerë, përafërsisht rreth 2.4 miliardë euro është borxhi aktual nëse zbatohen të gjitha marrëveshjet në fuqi”, tha Murati më tej.
“Po të njëjtit njerëz që e kanë pru në këtë nivel, na thonë po keni me bo borxhin 3 miliardë, të njëjtit. Të njëjtit njerëz që kanë shkaktuar probleme po na thonë qysh keni me zgjidh”, shtoi Murati.