Hekuran Murati, Mistri i Financave, Foto: Arta Sopi, KALLXO.com

Ministri Murati flet për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në një konferencë për media ka thënë se për 100 eurot e sektorit privat është krijuar komisioni dhe pret që shpejt të kryhet puna e trajtimit të aplikimeve.

“Komisioni siç e dini është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pasë fillu me i trajtu një nga një, është dashur të pritet të mbyllet afati, që komisioni me fillu punën. Po besoj që shumë shpejt do ta kryejë punën”, ka thënë Murati.

Në këtë konferencë Murati u bëri thirrje qytetarëve të cilat kanë fitim kapital të pa tatimuar ta deklarojnë në formuarin e të ardhurave personale të Administratës Tatimore të Kosovës.

20 maji ishte dita e fundit në të cilën punëtorët e sektorit privat kanë mundur të aplikojnë për shtesën prej 100 euro.

Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personave në skemë sociale.

Pensionistët si kategori e morën të parët 100 eurot, ndërsa me pagën e prillit shtesën e morën  punëtorët e sektorit publik.