Foto: Facebook
Ministri Murati: Ekonomia u rrit me 4.25 % në tremujorin e dytë të vitit 2024
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur më 20.09.2024 se ekonomia kosovare ka shënuar rritje edhe në tremujorin e dytë të 2024. Sipas ministrit Murati rritja është 4.25%.
“Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024. Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%”- ka thënë Murati në Facebook.
Sipas tij, pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Europiane, siç ka thënë më tej ai, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë.
Murati ka thënë se ky është sinjal që politikat e Qeverisë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë.