Ministri Mehaj takon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneralin Lloyd J.Austin III, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Pas këtij takimi, Mehaj ka dalë me një postim në Twitter përmes të cilit ka deklaruar se SHBA-ja e mbështet Kosovën në çdo fazë të rrugëtimit si shtet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“E mrekullueshme të takosh dhe diskutosh me Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja mbështet Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në çdo fazë të rrugëtimit tonë si shtet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare” – është shprehur Mehaj gjersa postimin e tij e ka përmbyllur duke shkruar “Më të fortë së bashku!”