Ministri Mehaj takoi ambasadoren e Maqedonisë V, biseduan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në kuadër të takimeve zyrtare me përfaqësuesit diplomatik në vend, ka pritur në takim, ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Sipas njoftimit të tij të publikuar në “Facebook”, me ambasadoren Jusufi, kanë biseduar për shumë çështje dhe ndër të tjera për rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Vlerësova bashkëpunimi i deritashëm me Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe shpreha interesimin tim për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit si dy vende fqinje për çështjet me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes”, ka thënë Mehaj.