Ministri Mehaj takohet me ushtarët e FSK-së nga komuniteti rom

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në Ditën Ndërkombëtare të Romëve është takuar me ushtarakët e FSK-së nga ky komunitet.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Rexheplar dhe deputeti Erxhan Galushi.

Në njoftim thuhet se Ministri Mehaj ka shprehur gatishmërinë e tij për të përkrahur këtë komunitet në procesin e integrimit dhe rekrutimit për FSK.

“Ministri Mehaj, ripërsëriti zotimin e tij, se përkrahje të tillë do të gëzojnë të gjithë pjestarët e komunitetet tjera jo shumicë në vend, për të përmbushur objektivat për shtimin e numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e tyre”, thuhet në njoftim.

Më tetë prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, në këtë ditë kultura rome kremton historinë, traditat dhe bënë thirrje për përfshirje sociale.