Ministri Mehaj shpalos detaje nga vizita në ShBA

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në një konferencë, ka njoftuar për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se ishte vizita e parë e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës në ShBA.

“Jam prit dhe kam zhvillu takime përmbajtjesore me autoritete të larta”, tha ai, duke shtuar se ndër takimet me autoritetet e larta Kishte takim me Departamentin e Mbrojtjes në Pentagon, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, etj.

Mehaj tha do të jenë krah ShBA-së aty ku kanë nevojë për përkrahje.

“Shpreha gatishmëri për ndër-veprueshmëri mes FSK-së dhe ushtrisë amerikane me stërvitje të përbashkëta mundësinë për bashkë-zbarkime të reja për misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane. Ofertë për bazën e përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë. Ju konfirmova nga zemra e nga Ministria si partner strategjik dhe si shteti më pro-amerikan në botë ne do jemi krah për krah ShBA aty ku ka nevojë ShBA edhe ne ushtria e Kosovës do i mbështet në të gjitha aspektet”, tha Mehaj.

Ministri Mehaj tha se në agjendë kam pas edhe takim me shoqata dhe veprimtar të shquar të diasporës. Ai gjithashtu tregoi edhe mbështetjet që i ka dhënë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

“Departamenti Amerikan i Mbrojtjes na ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën si partner i misioneve paqeruajtëse përkrah ushtrisë amerikane, stërvitje me forcave amerikane me aleatët, stërvitje e forcave amerikane me aleatët e përbashkët që do të marrin pjesë edhe në të ardhmen në Defender Europe 2023, mbështetje për rolin e Kosovës në siguri dhe mbrojtje rajonale, mbështetje në aksione humanitare siç ka marr pjesë edhe FSK në mbështetjen e operacionit mbështetje të NATO-s dhe udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për refugjatët që vijnë nga Afganistani. Rikonfirmim e përkrahjes së plotë drejt integrimit euroatlantik dhe ndërtimi i FSK-së në nivelin ushtarak”, tha ai.

Mehaj ka përmendur edhe veriun duke thënë se kanë një marrëveshje që duhet t’i përmbahen.

“Operacionet kohën e fundit qe janë zhvillu janë pjesë e punëve të brendshme. Çështja e veriut na përket krejt shtetit në të ardhmen ne jemi në diskutime edhe me palën e NATO-s ne e kemi një marrëveshje që duhet me iu përmbajt. Jemi në koordinim e sipër me NATO dhe ShBA dhe me aleatët tanë”, përfundoi ai.

Mehaj ka treguar se gjatë vizitës në ShBA është pritur dhe takuar autoritetet e larta të Departamentit të Mbrojtjes, Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare që është pjesë e Zyrës Ekzekutive të Presidentit të SHBA-së.

Ndër takimet e zhvilluara sipas Mehjaj, vlenë të ceket takimi me zëvendësndihmës-sekretarin amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit të dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Robin S. Brooks, Nën-Sekretarin e Departamentit të Mbrojtjes, Dr. Colin Kahl, shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Gjeneral Daniel R. Hokanson, Zv.Asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper, drejtoreshën e Agjencisë së Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Heidi Grant.