Ministria e Mbrojtjes pret në takim Ushtrinë Gjermane. Foto: Ministria e MBrojtjes/Facebook

Ministri Mehaj priti një delegacion nga Ushtria gjermane

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim një delegacion nga Ushtria gjermane.

Këta të fundit po ashtu u takuan edhe me drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Cakaj me bashkëpunëtorë.

Këto takime ndodhën në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes dy vendeve.

“Në takimin mes dy delegacioneve, u diskutua dhe analizua niveli i zbatimit të planit aktual bilateral 2022, duke u vlerësuar lartë shkalla e realizimit të të gjitha aktiviteteve të planifikuara” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tutje u tha se dy delegacionet u dakorduan për aktivitetet që do të përmbajë plani bilateral për vitin 2023 si dhe masat dhe veprimet që do të ndërmirren për realizim sa më të suksesshëm të tij.

Sipas Ministrisë, kolonel Cakaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme që Bundeswehr-i dhe Ministria gjermane e Mbrojtjes kanë dhënë dhe po japin për zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes pret në takim Ushtrinë Gjermane. Foto: Ministria e MBrojtjes/Facebook