Ministri Mehaj: Nuk kemi datë kur do të largohen ushtarët ukrainas nga Kosova

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se nuk ka informata se kur do të largohen nga Kosova forcat paqeruajtëse të Ukrainës, të cilat shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“Jo, nuk kemi ndonjë datë konkrete”, ka deklaruar ministrikur është pyetur se a ka ndonjë datë kur do të largohen këta trupa.

“KFOR-i ukrainas është në shërbim të KFOR-it, i kanë strukturat e veta. Ata i kanë nevojat e veta shtetërore, ne i respektojmë ato”, ka thënë Mehaj para gazetarëve.

Pas gjendjes së shkaktuar nga lufta Rusi – Ukrainë, zëvendësshefi i Zyrës së presidentit të Ukrainës, Andriy Sybiha përmes një njoftimi kishte bërë të ditur se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me qëllim të forcimit të ushtrisë së këtij shteti ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e paqeruajtësve ukrainas nga të gjitha misionet në botë.

Zelensky nënshkruan dekret për tërheqjen e ushtarëve ukrainas nga Kosova