Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, Foto: Facebook

Ministri Mehaj: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kroacia do ta mbështes Kosovën për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Meha. Këtë sipas ministrit Mehaj e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banoziq.

“Nga Ministri Banoziq mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar”, thuhet në njoftim të Mehajt në Facebook.

“Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj  sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Kroacia ka mbështetur Kosovën edhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Të martën, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka propozuar që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në Bashkim Evropian.

Shteti kroat behët vendi i tretë që mbështetë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ditë më parë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, konfirmoi mbështetjen për Kosovën në rrugën drejtë NATO-s.

Ndërsa, mbështetje për Kosovën shprehi edhe Maqedonia e Veriut përmes kryetarit të Kuvendit, Telal Xhaferi.

Prej disa ditësh, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj nisi një fushatë në formë kërkese në rrjete sociale duke thënë se “është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO”.

Kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në NATO e përmenden edhe krerët e institucioneve të vendit, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.

Në një përgjigje për KALLXO.com, NATO ka treguar se anëtarësimi i shteteve është i rregulluar me një traktat të brendshëm ku neni 10 i këtij dokumenti shpjegon procedurat.

“Palët, në marrëveshje të plotë, mund të ftojnë çdo Shtet tjetër evropian në një pozitë të tillë që të nxisë më tej parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut që të aderojë në këtë Traktat”, thuhet në nenin 10.

“Çdo Shtet i ftuar në këtë mënyrë mund të bëhet Palë në Traktat duke depozituar instrumentin e tij të aderimit pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të informojë secilën nga Palët për depozitimin e çdo instrumenti të tillë aderimi”, thuhet tutje në këtë traktat.

KALLXO.com dje gjatë ditës raporto se Kosova ende nuk ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Ndërkohë, NATO shpjegoi se angazhimi në Kosovë nuk ka ndryshuar si dhe “çdo ndryshim në qëndrimin e forcës sonë të KFOR-it mbetet i bazuar në kushte dhe jo i drejtuar nga kalendarët”.

Anëtarësimin e Kosovës në NATO e ka komentuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë. Përmes një përgjigje me shkrim, kjo ambasadë tha se mirëpret aspiratën e Kosovës për anëtarësim ndërsa sugjeroi “fokusim në planin 10 vjeçar të FSK-së”.

SHBA mirëpret aspiratën e Kosovës për NATO, sygjeron fokusim në planin 10 vjeçar të FSK-së

www.kallxo.com