Ministri Mehaj: FSK po vazhdon stërvitjet me forcat turke

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë Forca e Sigursisë së Kosovës (FSK), është duke i vazhduar stërvitjet me instruktorët e forcave turke.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Mehaj ka thënë se stërvitjet po zhvillohen me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zonat e hapura dhe zonat urbane.

Mehaj po ashtu ka bërë të ditur se stërvitjet zhvillohen sipas praktikave më të avancuara të NATO-s.

“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. Paqeruajtëse”, ka bërë të ditur ministri Mehaj.