Ministri Mehaj dënon sulmin ndaj ushtarëve ë Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj ka dënuar ashpër sulmin e sotëm nga qytetarë të dyshuar rus ndaj ushtarëve në Shqipëri.

“Sot në orët e mbrëmjes 2 rus dhe 1 ukrainase kanë tentuar të futen me forcë brenda deposë së armëve në Gramsh. Ata janë ndaluar nga ushtarët Shqiptarë, të cilët kanë pësuar dëmtime pasi që u sulmuan me lëndë kimike. Sulmuesit janë arrestuar dhe gjendja është nën kontrollë, organet e sigurisë tani po merren me rastin. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cënon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë”- ka shkruar Mehaj.

Ministri tutje shtoi se qëndrojnë përkrah institucioneve të Shqipërisë dhe se janë në kontakt me ministrinë Niko Peleshi.

“Qëndrojmë përkrahë institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me Ministrin z. Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”- shtoi tutje Mehaj.

Tre persona me pasaporta ruse tentuan të hynë në bazën ushtarake, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri jep detaje