Foto/Facebook

Ilir Morina dhe Fatmir Matoshi

Ministri Matoshi shkarkon kryeshefin e AMMK-së, Ilir Morinën

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ilir Morina, është shkarkuar nga kjo pozitë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Morina në rrjetin social ‘Facebook’, duke thënë se u shkarkua nga puna katër ditë para zgjedhjeve për ‘vendime qesharake të pabazuara’.

Ai akuzon politikën, konkretisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për ndërhyrje në konkurse të jashtëligjshme dhe duke iu dhënë “projekte kompanive të miqve të tyre”.

Gjithashtu, ai akuzoi edhe për dhënie të lejeve jashtëligjshme dhe presion të stafit.

Ky është postimi i plotë i Ilir Morinës në rrjetin social ‘Facebook’.

Sot le te kënaqen dhe le te festojnë ata qe arritën te me linçojnë, te më benë presion, të më shantazhojnë, te përfitojnë nga puna ime dhe stafit tim. Me kërkuan tu punësoj bash partiaket, farefisin, më shkruajten zyrtarisht email te anulimeve te konkurseve jashtëligjshëm, me than te mos i publikoi. Me bene presion ne projekte, i bene fitues kompanitë e miqve te tyre dhe përfituan shume nga to. U bene shpejt te pasur dhe harruan qe kanë te bëjnë me njerëz qe e duan Kosovën, ligjin dhe shtetin.

U munduan te me përlyejnë emrin me gjera te paqena. Sollën situata për ti bindur te tjerët se unë isha ai qe kisha kërkuar gjera qe ata tanimë i kishin marre apo ishin duke i marre. Dhanë leje te jashtëligjshme, por as kush nuk guxoi ti akuzoi. U mbrojtën nga dikush ata. Por jo gjithmonë do ti mbroje shefi. Do dalin te gjitha ne pah. Festoni qe me pezulluat nga puna 4 dite para zgjedhjeve. Me vendime qesharake te pa baza. Por besoni se këto janë jetëshkurtra. E vërteta do dal shpejt.

Mendoni qe me keni frikësuar apo izoluar. Ndoshta mendoni qe ma keni mbyllur gojën. Mos harroni qe do vije dita kur do te jete vone për ju qe e molet dhe e volët ketë vend. Lufta për ketë toke, kontributi ne te gjitha fazat dhe edukimi im një dite do te ju përmbys. Do ju zë frymën. Nëse kemi ndonjë hetues dhe prokuror qe ka guximin intelektual dhe patriotik, do i shiqoi te gjitha dokumentet e MMPH dhe do te zhytet ne balten e krimit, do ketë pune për shume hetues dhe për shume kohe, por ato janë te dukshme. Një dite do dalin te gjitha. Jam mësuar te jem i goditur, te kem presion për gjithçka. Do dal edhe ketë here faqebardhe. Por çfarë tu them fëmijëve te mi? Çfarë perspektive i pret. Tu them kryeni 30 vite shkollim me eminent evropian dhe te jeni ne pozitën time i pezulluar për shume “shkelje”. Tu them merruni me biznes se do keni “përkrahjen” e këtij shteti. Do ju kërkojnë nga 10-20% ne çdo projekt. Tu them krijoni jete ne ketë vend te vogël “parajse”. Ose tu them ikni nga këtu lëna te gjeneratave te nëmura ta vuajmë ketë jete se kështu na u qenka shkruar.

E falënderoi atë qe po e kërkon votën e qytetareve se do ta beje drite ketë vende qe me “qerasi” vetëm me pezullim. Ai mund te beje edhe me zi, sepse është ministër ne detyre dhe faktet a janë ne letër apo jo nuk kanë rendësi. Por kundër faktet do jene te fuqishme, sepse ato i kam te renditura. Me firmën e tij. Do vijnë dite te mira për ketë vend. Me respekt miqtë e mi! Unë jam “problemi” i kësaj ministrie dhe qeverie. Dhashë zoti qe njerëzit “problematik” te tjerë te jene si unë. E ju te mirët vazhdoni. Populli im jepjani votën sa te mundeni. Se do na liberalizojnë vizat dhe do ikim qe te gjithë.

Ju gazetare te nderuar, mos i gërvishtni gjerat, rrëmihni pak me thelle se keni mjaft për te publikuar.

Unë si gjithmonë, do kërkoi drejtësi me ligj. Besoi se do ia dal sepse jam i sigurt ne te kaluarën dhe te ardhmen time.