Ministri Maqedonci: Vazhdon trajnimi i pilotëve të FSK-së nga forcat e armatosura të Shqipërisë
Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke vazhduar trajnimet me forcat e armatosura të Shqipërisë në bazën ajrore të Farkës.
“Pilotët e FSK-së kanë përfunduar pjesën teorike të trajnimeve të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë” – ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes njoftimit në Facebook.
Ndërsa pilotët po vazhdojnë të kryejnë fluturimet stërvitore me helikopterë “Cougar”.
“Pilotët tanë pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë po kryejnë fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë ‘Cougar’” – thuhet në njoftimin e Maqedoncit.
Ministri Maqedonci tha së në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, Shqipëria ka një rol pazëvendësueshëm dhe se bashkëpunimi mbetet prioritet i tyre.
“Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet nesh është prioritet i yni” – thekson ministri.