Ministri Maqedonci në Shqipëri: Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu, mori pjesë sot më 07.01.2024 në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher.

Sipas ministrit, ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit.

“Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë!”- ka shkruar ministri në Facebook.